Mundësia për zgjedhjet e reja në veri, Çitaku: Lojë fëmijësh - NACIONALE

Mundësia për zgjedhjet e reja në veri, Çitaku: Lojë fëmijësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se bartësit e institucioneve po e trajtojnë Kosovën si lojë fëmijësh.

Çitaku ka reaguar pas intervistës së presidentes, Vjosa Osmani, që ka deklaruar se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, e sipas saj njëjta ka thënë edhe Kurti.

Nënkryetarja e PDK-së, ka thënë se pas gjithë kësaj, pse u sjell situata në këtë pikë konfrontimi me ShBA-në dhe BE-në.

A po e shihni, bartësit e Institucioneve e trajtojnë Kosovën si lojë fëmijësh. Presidentja paska thënë që Kosova qenka e gatshme për zgjedhje të reja në komunat veriore. Njëjtë tha dje edhe Kryeministri. Mirë shumë. Por, pse e sollët situatën në këtë pikë konfrontimi me SHBA dhe BE kur paskët qenë të gatshëm për zgjidhje kreative. Pse e rrezikuat sigurinë kombëtare dhe vizionin euroatlantik të Kosovës? Për lojë fëmijësh? Mjerim.” – ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme