"Mund të mbështeteni tek ne", Vuçiq uron Kinën për Vitin e Ri kinez - NACIONALE

"Mund të mbështeteni tek ne", Vuçiq uron Kinën për Vitin e Ri kinez

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videoje të publikuar nga media frontline_focus, e kontrolluar nga shteti kinez, ka uruar Kinën me rastin e Vitit të Ri Kinez.

Vuçiq shkoi përtej fjalëve diplomatike konvencionale, teksa tha ndër të tjera se "Serbia do të jetë gjithmonë me ju".

“Ne e festojmë Vitin e Ri Kinez këtu në Beograd. Ejani në Serbi për të parë dhe festuar Vitin e Ri Kinez në vendin tonë. Dhe për të gjithë ju që do ta festoni në vendin tuaj, ju urojmë gjithë të mirat. Ne do të jemi gjithmonë me ju.” - tha ai ndër të tjera.

@frontline_focus Happy #ChineseNewYear everyone! It's the #YearoftheDragon, or #YearoftheLoong, and #Serbian President #AleksandarVucic has sent his #Chinese New Year wishes. #China #chinatiktok #newyear #vucic #CNY#CNY2024 ♬ original sound - Frontline Focus

Lajme të ngjashme