Muja me pretendim të çuditshëm: Ka koordinim në mes të PDK-së dhe LDK-së për arrestimin e ministrave
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka dal me një pretendim të çuditshëm.
Ai beson se PDK-ja dhe LDK-ja po koordinohen për arrestimin e ministrave në detyrë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muja ka shpjeguar pretendimin e çuditshëm të tij.
“Nga konferenca e djeshme e PDK-së dhe LDK-së u kuptua qartë: ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë. LDK, si gjithmonë, mbetet vegël e PDK-së. Jemi u përpjekur t’i largojmë nga kjo rrugë, por janë të pandashëm. U ftuan veçmas në takim, nuk erdhën pa PDK-në. Skenari i njohur: LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra. Dita nisi me bllokadë në Kuvend dhe u shoqërua me kallëzime në Prokurori. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë! Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit”, ka shkruar Muja.