Muharremi për politikanët e krejt partive: Kanë humbur kontaktin me realitet, nesër shtrenjtohet sërish rryma dhe asnjë fjalë
Shenoll Muharremi i ka përfshirë në totalitet politikanët si njerëz që “e kanë humbur kontaktin me realitetin” referuar shtrenjtimit të tretë të çmimit të energjisë dhe heshtjes së madhe të përgjithshme ndaj saj.
“Politika kosovare duket se e ka humbur kontaktin me realitetin. Nesër pritet të merret një nga vendimet më të rëndësishme për vendin, ekonominë dhe familjet, bizneset, shërbyesit e prodhuresit vendor. Ata sillen sikur asgjë nuk po ndodh.
Janë të zënë me pazare për pushtet dhe karrige, por asnjë fjalë e veprim nuk e bëjnë për qytetarët, për bizneset, për ekonominë që po kërcënohet nga një valë e re inflacioni.
Kosova nuk ka nevojë aspak për kësi lloj politikanësh që nuk sjellin dobi e nuk interesohen për interesin publik. Kur e humb kontaktin me realitetin, e humb edhe arsyen për të ekzistuar”, shkroi Muharremi.