Muharremaj reagon për rastin e mësueses me shami: Bordi i prindërve nuk punëson apo largon nga puna - NACIONALE

Muharremaj reagon për rastin e mësueses me shami: Bordi i prindërve nuk punëson apo largon nga puna

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Bali Muharremaj ka reaguar pas raportimeve për shkarkimin e mësueses me shami.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ai tha se momentalisht është jashtë vendit, por shtoi se nga e hëna do ta trajtojë me prioritet këtë rast.

"Për momentin jam në udhëtim jasht vendit, por që nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhërin administrativ të Ministrisë së arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t'i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë", shkroi ndër të tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme