Mu në kohën kur s'po i binden për grevën, Alban Hyseni shkarkon "për nepotizëm" drejtoreshën e Arsimit - NACIONALE

Mu në kohën kur s'po i binden për grevën, Alban Hyseni shkarkon "për nepotizëm" drejtoreshën e Arsimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Selvete Sylejmani, drejtoresha e Arsimit në Gjilan është shkarkuar nga kryetari i kësaj komune Alban Hyseni. Por, pse?

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se drejtoresha është shkarkuar për shkak të “nepotizmit në një konkurs” pa dhënë detaje të tjera.

Ai e ka konfirmuar lajmin për Klan Kosovën.

Kryetari i Komunës ka bërë thirrje vazhdimisht që greva të ndalej në shkollat e komunës së tij. Megjithatë, greva raportohet nga mediet se ka vazhduar, gjë që e bën të dyshimtë shkarkimin e znj. Sylejmani pikërisht në këtë kohë.

Por, në anën tjetër, portali Insajderi pretendon se kjo ka ndodhur pas një hulumtimi të saj që tregonte për punësime nepotiste.

Alban Hyseni një kërkesë të tillë – që vjen edhe nga Qeveria Kurti – e ka përsëritur edhe së bashku me tre kryetarët e tjerë të komunave që vijnë nga Vetëvendosje në një konferencë për medie.

Lajme të ngjashme