M’sho LVV- ja një krahu të LDK-s, m’sho krahut tjetër PDK- ja: Tërmkolli komenton zhvillimet e brendshme në LDK
Ish-zyrtarja e lartë e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka komentuar zhvillimet e brendshme në këtë parta.
Ajo ka bërë me dje se në këto zhvillime po përzihen edhe partitë tjera.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se një gjë e tillë është bërë e mundur pasi nga LDK-ja janë larguar shtyllat e kësaj partie.
“M’sho LVV- ja një krahu të LDK-s, m’sho krahut tjetër PDK- ja (një linjë e saj)! Kanë gjetë ku e me kënd! Ka gati dhjetë vite që po e them këtë, por tani është shpërfaqë krejt! Kështu është kur na hoqën krejt neve, shtyllat e LDK-s e të Kosovës, kur për më shumë se dhjetë vite sorosianët e të dy linjave bënë “spastrimin” e LDK-s nga të gjitha personalitetet më të fuqishme kombëtare politike, me hajni e manipulime të mëdha! Shkatërrimi i LDK-s është projekt që i kalon kufijtë e Kosovës!”, ka shkruar ajo.