Mosmarrëveshja në trafik përfundoi në gjuajtje me armë zjarri: Policia jep detaje - NACIONALE

Mosmarrëveshja në trafik përfundoi në gjuajtje me armë zjarri: Policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mosmarrëveshje në trafik bëri që të shkrepet edhe arma në Hajvali të Prishtinës.

Rasti është duke u hetuar nga policia, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme