Moskompenzimi i të prekurve nga vërshimet, Ramadan: Qeveria ka ndihmuar të prekurit në Bosnjë, por ende qytetarët e Kosovës - NACIONALE

Moskompenzimi i të prekurve nga vërshimet, Ramadan: Qeveria ka ndihmuar të prekurit në Bosnjë, por ende qytetarët e Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë Kurti për moskompenzimin e qytetarëve që nder vite janë prekur nga vërshimet.

Duke rikujtuar vendimin e Qeverisë të vitit 2024, që kishte ndarë 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Bosnjë, ai e ka vlerësuar si skandaloze Qeverinë Kurti.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Qeveria Kurti nuk po i përkrah qytetarët e Kosovës që janë prekur nga vërshimet, por qytetarët e Bosnjës.

“Skandaloze bre… për kënd kujdeset Qeveria e Kosovës? Nuk kompenzojnë popullin e Kosovës për vërshimet, por i dërguan para Bosnjës për vërshime. Që nga viti 2022, qytetarët e Kosovës nuk marrim asgjë nga Qeveria e vet për dëmet e vërshimeve. Por, në 11 tetor 2024 po kjo Qeveri i çon 200 mijë euro Bosnjës pikërisht për vërshimet. Çka i ka bë populli i Kosovës more këtyre?”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme