Moskë: Një i vrarë dhe 13 të plagosur nga një zjarr masiv në një magazinë
Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se një magazinë pranë Moskës është përfshirë nga një zjarr i madh, duke lënë të vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 13 të tjerë.
Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 50,000 metrash katrorë. Ndërsa Ministria e Emergjencave të Rusisë ka njoftuar në shuarjen e flakëve janë përfshirë 150 zjarrfikës dhe tre helikopterë zjarrfikës.
Autoritetet nuk kanë deklaruar ende për shkakun e zjarrit, por agjencia e lajmeve RIA-Novosti ka raportuar se si shkak më i mundshëm nga hetuesit po shihet zjarrëvënia e qëllimshme.
