“Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”: Flet Grenell pas arrestimit të rusëve në Shqipëri
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas raportimeve se tre rusë, të dyshuar si agjentë, tentuan të hynë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku sulmuan edhe dy ushtarë shqiptarë.
Grenell përmes një postimi në Twitter, bëri thirrje “Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”.
“Shpresoj të marrin medale. Të gjithë janë heronj”, ka thënë tutje ai.
Don’t mess with the Albanian security forces! https://t.co/omW8JJ1hD9
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 20, 2022
Sipas raportimeve, të dyshuarve u janë sekuestruar pasaportat, dhe se u janë gjentur aparatura spiunazhi, ku në çipet e tyre kishte fotografi të Uzinës.
Ata kanë deklaruar se janë turistë, kur u morën në pyetje, por gjërat e gjetura në çantë kanë ngritur dyshimet.
Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që agjentë rusë i afrohen bazave ushtarake shqiptare.