Mori pensionin e nënës edhe pas vdekjes së saj, arrestohet gjakovari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me pretekstin se ka pranuar pensionin e nënës së tij edhe pas vdekjes së saj.
Lajmin për Nacionalen e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Mësohet se shuma e përfituar është 150 euro, kurse rasti është lajmëruar nga Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Transfereve.
“Me datën 30.11.2022, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është raportuar se personi i dyshuari, mashkull/kosovar kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 150 euro, pas vdekjes së nënës së tij dhe i njëjti nuk e kishte lajmëruar vdekjen e saj në gjendjen civile. Njësiti i hetimeve të ngarkua me hetimin e këtij rasti, sot kanë arrestuar të dyshuarin. I njëjti pas konsultimit me Prokurorin kujdestar lirohet në procedurë të rregullt”, tha Elezaj për Nacionalen.
