Monedhat e falsifikuara, Trafiku Urban kërkon nga qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS
Kompania Trafiku Urban në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS.
Kjo për të iu ikur monedhave 2 euro, versioni fals i të cilave është përhapur shumë kohëve të fundit.
“Për të shmangur përdorimin e parave të gatshme, veçanërisht monedhën 2 euro, ftojmë qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS. Duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit tanë në terren, përkatësisht konduktorët, po ballafaqohen me sfida shtesë me pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të bileta”, është thënë në njoftimin e kësaj kompanie.