“Moderna” e padit “Pfizer”-in për kopjim të teknologjisë së vaksinave
Prodhuesi amerikan i ilaçeve, “Moderna”, ka thënë se e ka paditur rivalin “Pfizer” dhe kompaninë partnere gjermane, “BioNTech”, për shkelje të patentës gjatë zhvillimit të vaksinës së parë kundër sëmundjes Covid-19.
“Moderna” pretendon se teknologjia e njohur si “mRNA”, e cila ishte zhvilluar para pandemisë së koronavirusit, është kopjuar.
Padia, me të cilën kërkohet dëmshpërblim i pasaktësuar financiar, është paraqitur në Gjermani dhe në shtetin amerikan, Massachusetts.