Misioni i ShBA-së në NATO shkruan për 17-vjetorin e pavarësisë, publikon pamje të ushtarëve amerikanë
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka shkruar për 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, ky mision ka publikuar pamje të ushtarëve amerikanë të KFOR-it, ndaj të cilëve ka shprehur mirënjohje për punën e bërë.
Tutje thuhet se përpjekjet e KFOR-t, vazhdojnë të garantojnë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Kjo javë shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës.
Ne gjithashtu ua shprehin vlerësimin tonë të thellë forcave amerikane dhe aleate për punën e tyre të paçmueshme përmes misionit të KFOR-it, operacion në mbështetje të paqes i nisur më 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë që të garantojnë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë” – shkruan misioni amerikan në NATO.
This week marks the 17th anniversary of Kosovo’s declaration of independence, a testament to the resilience and determination of the people of Kosovo.
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) February 18, 2025
We also extend our heartfelt appreciation to the 🇺🇸 U.S. and Allied forces for their invaluable work through the KFOR mission, a… pic.twitter.com/ZDi5wmpWD3