Vazhdojnë reagimet ndaj Haxhiut, Mirena: Nga pozita e ministres së Drejtësisë e kërcënon prokurorin - NACIONALE

Vazhdojnë reagimet ndaj Haxhiut, Mirena: Nga pozita e ministres së Drejtësisë e kërcënon prokurorin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sot gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të rasti të tërhiqet nga aktakuza.

Rreth kësaj ka reaguar analisti, Ilir Mirena, i cili ka thënë se po i pëlqen qëndrimi stoik i ministres.

Përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar Mirena ka thënë se reformat nisin prej rastit personal, dhe si për sefte nga pozita e ministres së drejtësisë, e kërcënon prokurorin që po akuzon.

‘“Dorëzohu, s’është vone” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Bash po m‘pëlqen qëndrimi stoik i ministres. Qysh po mendoni ju me i nis reformat në drejtësi, prej rasteve të të tjerëve? Jo jo, reforma nis prej rastit personal. E, për sefte, nga pozita e ministres se drejtësisë, e kërcënon prokurorin që po të akuzon... Ani, 51 përqindësh u lodhte, çka ka a çka s'ka a?...” – ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme