Mirena kritikon qeverinë për vrasjet në Prishtinë: "Kurti ka me dal me rrejt çdo ditë të lume se sa mirë e t'lumur po jetojmë"
Analisti Ilir Mirena ka reaguar pas rasteve të dy vrasjeve që ndodhën të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
Mirena ka kritikuar mungesën e veprimeve për të shtuar sigurinë dhe për të parandaluar këto raste.
Tutje, ai ka kritikuar kryeministri, Albin Kurti dhe ministrat e tij, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiun.
“Ne anen tjeter kryeministri ka me dal me rrejt çdo dite te lume se sa mire e t'lumur po jetojme, ministrin e puneve te brendeshme nuk e ka pa kush - ndoshta eshte edhe kah bun n'Belevedere me e percjelle situaten prej nje perspektive tjeter - ministres se drejtesise i ke hy vetja n'huj edhe veç neper frizerka e grimerka po rrin, me nje fjale kah te kqyrsh sallamadi sistem...” – ka shkruar Mirena në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Krime te renda po ndodhin shpesh e me shpesh ne vend.
Sonte, nje familje u sulmua ne rruge dhe nje grua, nene, bashkeshorte mbeti e vrare. Nje lloj krimi i pa pare me heret ne Kosove...
Askush ne kete vend nuk eshte i sigurt. Mundesh me u nis me familje me darku ne nje restoran ne Bernice, dhe rruges diku me hanger plumba trupit...
Fatkeqesia eshte se askush nuk po merret me shkaqet, s'ka ndonje plane preventiv, as kampanja vetedijesuese, policia, me te drejte, eshte e zanun me çeshtjen e kushteve te tyre te punes dhe pagave...
Ne anen tjeter kryeministri ka me dal me rrejt çdo dite te lume se sa mire e t'lumur po jetojme, ministrin e puneve te brendeshme nuk e ka pa kush - ndoshta eshte edhe kah bun n'Belevedere me e percjelle situaten prej nje perspektive tjeter - ministres se drejtesise i ke hy vetja n'huj edhe veç neper frizerka e grimerka po rrin, me nje fjale kah te kqyrsh sallamadi sistem...
E ku pastaj mos me e prit njerezia me padurim 1 Janarin, me ja therr prej ketu n'papuqe...
