MINT njofton aksionin ndaj 9 kompanive për tërheqjen e produkteve nga tregu, “Vita” nuk është njëra nga to - NACIONALE

MINT njofton aksionin ndaj 9 kompanive për tërheqjen e produkteve nga tregu, “Vita” nuk është njëra nga to

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore të disa kompanive, megjithatë, “Qumështorja Vita” nuk është njëra ndër to.

Në një komunikatë për media, MINT ka bërë me dije se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut ka filluar inspektimin pasi Agjencia e Ushqimit dhe Vrterinarisë urdhëroi nëntë kompani që t’i tërheqin këto produkte nga tregu.

“Produktet e deklaruara në etiketim me yndyrë me origjinë bimore të kompanive:

"Drena" SHPK;

"Bylmeti KS" SHPK;

"Koral Dayri" SHPK;

"Magic Ice Joint Stock" Sh.A.;

"Opatija Comerc" SHPK;

Qumështorja "Aldi";

"Gexha" SHPK;

"ABI" SHPK; dhe

"Natyra-G" SHPK,

duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu”, thuhet në komunikatë.

Tutje, theksohet se procesi i inspektimit për produktet e “Vita” është ende në zhvillim.

Theksojmë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më në fund ka dorëzuar raportet e analizave të qumështit dhe jogurtit tek Qumështorja Vita në Sinajë të Istogut.

Sipas raportit që ka publikuar Qumështorja Vita, tek mostrat e “Qumësht Vita 1L, 2L”, të marra me 3 korrik të këtij viti në Qumështoren Vita, nuk është detektuar sasi e qumështit pluhur.

Sa i përket vajit të palmës, raporti zyrtar i AUV gjithashtu potencon se “nuk është identifikuar sasi e shtuar e yndyrës bimore”, pra rrjedhimisht del që qumështi Vita nuk ka në përbërjen e tij as vaj palme e as qumësht pluhur.

Lajme të ngjashme