Ministrja Haxhiu: Marrëveshja me Danimarkën për lëshimin e burgut të Gjilanit në shfrytëzim, votohet brenda një muaji - NACIONALE

Ministrja Haxhiu: Marrëveshja me Danimarkën për lëshimin e burgut të Gjilanit në shfrytëzim, votohet brenda një muaji

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka paralajmëruar se brenda një muaji, pritet të votohet marrëveshja me shtetin e Danimarkës, për t’a lëshuar Qendërn e burgjeve në Gjilan, për të burgosurit e huaj, që vijnë nga Danimarka.

Haxhiu tha se renovimet në Qendrën në Gjilan nuk kanë mundur të fillojnë, pikërisht përshkak se marrëveshja ende nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës

Kemi pasur diskutime të gjata të cilat janë përmbyllur. Nuk kemi mundur të nisim renovimet në Qendrën në Gjilan pa u ratifikuar marrëveshja në Kuvend. Shumë shpejt marrëveshja do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, brenda një muaji”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 kanë nënshkruar një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës, e ku Kosova pritet të përfitojë rreth 210 milionë euro.

Lajme të ngjashme