Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës: Në Gaza po ndodh një gjenocid i vërtetë - NACIONALE

Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës: Në Gaza po ndodh një gjenocid i vërtetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles tha të shtunën se ajo që po ndodh në Gaza është një "gjenocid i vërtetë".

Gjatë një festimi për Ditën e Forcave të Armatosura të Spanjës të shtunën, ministrja i tha transmetuesit publik shtetëror TVE, "Ne nuk mund të injorojmë atë që po ndodh në Gaza, që është një gjenocid i vërtetë".

Më shumë se 35 mijë njerëz kanë vdekur në ofensivën e Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të enklavës.

Lajme të ngjashme