Ministria publikon çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.78 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar për produktin benzinë është 1.41 euro për litër.
Në krahasim me dje, çmimi i gazit sot është liruar për një centë, pra 0.74 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga sot në ora 10:00 dhe vlejnë për 48 orët e ardhshme.
