Ministria e Tregtisë thotë që "Visametric" po rimburson konsumatorët për pagesat e paarsyeshme - NACIONALE

Ministria e Tregtisë thotë që "Visametric" po rimburson konsumatorët për pagesat e paarsyeshme

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pranuar qindra ankesa nga qytetarët për VisaMetric, për rimbursim të pagesës prej 30 euro, që kanë kërkuar nga qytetarët për dërgesën me postë të pasaportës. Dhe kjo, duket se po jep rezultat.

Disa muaj pasi që gazeta Nacionale, kishte raportuar për problemet të cilat qytetarët e Kosovës kishin hasur më kompaninë private ‘’VisaMetric’’, kompani e cila është kontraktuar nga ambasada gjermane, për mirëmbajtjen e terminëve, Gjykata Komerciale e Kosovës, ka marrë një vendim dhe i cili dje ka nisur të zbatohet nga kompania në fjalë.

Visametric, për muaj të terë ka detyruar qytetarët e Kosovës, pa vullnetin e tyre që të paguajnë 30 euro për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie tek shtëpitë e qytetarëve.

Madje edhe në rast kur familjarët kanë aplikuar së bashku, kjo kompani i ka detyruar që secili nga ta të paguajë në mënyrë të ndarë edhe pse pasaportat do të dërgoheshin në vendin e njëjtë.

Pas pranimit të qindra ankesave nga qytetarët, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftojnë se VisaMetric ka filluar rimbursimin e shumës prej 30 euro për qytetarët- njofton gazeta express.

“Në bazë të përgjigjeve që jemi duke i pranuar çdo ditë, operatori ekonomik “Visametric” është duke i rimbursuar konsumatorët për pagesat e paarsyeshme”- thonë nga Ministria.

MINT gjithashtu konfirmoi se Inspektoriati i Tregut ka mbledhur të gjitha provat dhe ka inicuar procedurën kundërvajtëse në gjykatën kompetente ndaj VisaMetric.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Inspektorati i Tregut ka iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente ndaj operatorit ekonomik”- thonë nga MINT.

Fisnik Salihu nga Shoqëria e Avokatëve RPHS Law, ka deklaruar se pas pranimit të Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës.

Lajme të ngjashme