"Pse po ua merrni nga 30 euro kundërligjshëm? - Gazetari i shkon në zyre VisaMetric, i kërkon llogari për "zhvatjen e qytetarëve"
Dy ditë pasi Gjykata Komerciale në dy shkallët e saj dha verdiktin se kompania “Visa Metric” po i merrte kundërligjshëm nga 30 euro per transportin e pasaportes, gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, shkoi tek zyret e kompanisë për të kërkuar llogari.
Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët, ka dhënë vendim që i ndalon kompanisë Visametric L.L.C. që të detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportes kur aplikojne për viza në Ambasaden Gjermane.
Detyrimi i aplikanteve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që i bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta. Vlera prej 30 euro për person përben disa miliona përfitim për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Qytetarët e intervistuar shprehen të informuar për këtë vendim por ata thonë se po vazhdojnë të paguajnë këtë shumë. Ndërsa kur gazetari tentoi të marrë ndonjë qëndrim nga “Visa Metric” ata as nuk dëshën që të flasin. Ky është terreni i Vullnetit në VisaMetric