Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vrarëve ka shkuar në mbi 31.100 - NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vrarëve ka shkuar në mbi 31.100

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi, thotë se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në enklavë nga fillimi i luftës ka shkuar në 31 mijë e 184 persona.

Përpos të vrarëve, kjo ministri tha se 72 mijë e 889 persona janë plagosur nga fillimi i luftës.

Këto shifra nuk janë të vërtetuara në mënyrë të pavarur dhe nuk e bëjnë dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Izraeli ka thënë se ka vrarë rreth 13 mijë anëtarë të Hamasit gjatë luftimeve në Gaza, përpos rreth një mijë të tjerëve të vrarë brenda Izraelit gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Lajme të ngjashme