Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për personel në fabrikën e municioneve që thuhet të jetë duke u ndërtuar - NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për personel në fabrikën e municioneve që thuhet të jetë duke u ndërtuar

6 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Pozitat përfshijnë inxhinieri, prodhim, mirëmbajtje, kontroll cilësie, siguri dhe logjistikë.

Përzgjedhja do të bazohet në meritokraci, transparencë dhe profesionalizëm, ndërsa të përzgjedhurit do të trajnohen para angazhimit.

Aplikimi është i hapur nga 24 deri më 30 gusht 2026.

Lajme të ngjashme