Ministria e Drejtësisë nuk është në dijeni se Danimarka ka pezulluar marrëveshjen për burgjet
Gjatë ditës është raportuar në mediet daneze, se Danimarka, ka anuluar marrëveshjën e nënshkruar vitin e kaluar me Kosovën, për marrjen me qira të qelive në burgjët e Kosovës.
Sipas këtyre raportimëve, deri te pezullimi i marrëveshjes ka ardhur si pasojë e mungesës së financimit.
“Sipas një komunikate të Shoqatës së Burgjeve, ka mungesë financimi për projektin në fjalë”, raportojnë mediat atje.
Në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë së Kosovës, nuk ka qenë në dijeni se kjo marrëveshje është anuluar.
“Nuk kemi pranuar ndonjë lajmërim zyrtar për një çështje të tillë”, kanë deklaruar nga MD, për Telegrafin.
Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit Danimarka do të merrte me qira për 10 vjet 300 qeli në Gjilan.
Danimarka ishte paraparë t’i paguante Kosovës 200 milionë euro për dhjetë vjet.