Ministri i Jashtëm i Greqisë vjen nesër në Kosovë, pritet nga Gërvalla - NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Greqisë vjen nesër në Kosovë, pritet nga Gërvalla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se nesër në Kosovë vjen ministri i i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Në njoftim bëhet e ditur se Dendias do të pritet nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Shchwarz në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Mësohet se të dy ministrat, Gërvalla-Schëarz dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme