Liberalizimi i vizave: Ministri i jashtëm i Çekisë jep detaje nga bisedat me homologun e tij holandez
Kryediplomati çek Jan Lipavsky në një konferencë për media gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka dhënë mbështetjen e vendit të tij për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Tutje ai ka folur edhe rreth skepticizmit të Holandës, duke dhënë detaje.
Lipavsky ka thënë se Ministri i Jashtëm i Holandës i ka thënë se do të rishikojnë së pari aspektet teknike për të marrë vendim në aspektin politik.
“Është proces i cili përbëhet nga aspektet teknik dhe që vendimet politike. BE-ja shumë shpejt do të rishikojë çështjet teknike.
“Është e vështirë të parashikojmë datën. Pritjet e mia nga vendimet politike janë shumë të larta. Është shumë e lartë në agjendën tonë politike. Unë e kam kërkuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës për pozicionin e tij. Ai ka thënë se do të rishikojnë aspektet teknike, dhe pastaj do të vendosin për aspektin politik” deklaroi ministri i Republikës së Çekisë