Ministri i Jashtëm austriak: Shpresoj shumë që për një kohë shumë të shkurtër mund të ndodhë liberalizimi i vizave - NACIONALE

Ministri i Jashtëm austriak: Shpresoj shumë që për një kohë shumë të shkurtër mund të ndodhë liberalizimi i vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, në konferencë për media me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është afër.

Ai ka thënë se është e pakuptueshme zgjatja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Brukseli po diskuton statusin e vendit kandidat për Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe është e pakuptushme që ka zgjatur deri tash ky proces. Është obligim i jonë që të tregojnë që kemi një pikëpamje strategjike që të gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor të transportojnë paqe dhe siguri."

Shpresoj shumë që për një kohë shumë të shkurtër mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Gërvalla ka falënderuar shtetin austriak për mbështetjen që po ia jep Kosovës.

Lajme të ngjashme