Ministres Haxhiu i vjen një kritikë e ashpër nga Diaspora: Jo fjalë të bukura, veprime - nëse nuk di, dorëzoje detyrën
Aktivisti nga diaspora Muhamet Idrizi që ka përkrahur frymën e ndryshimit ka kritikuar ministren Albulena Haxhiu për mosveprim në një çështje konkrete: bëhet fjalë për Ligjin për Shtetësi.
Ai ka treguar rreziqet nga të cilat kanosen qytetarët nga diaspora me mosveprimin e Ministrisë së Drejtësisë.
“Ministria mos të merret me fjalë të bukuRa për ta vetëm verës në “kohën e pushimit” por le të punon edhe për ta. Këta njerëz të cilët e humbin shtetësinë nesër me ndryshim të ligjit për zgjedhje e humbin të drejtën e votës, të drejtën për blerje të patundshmërisë, të drejtën për TRUST dhe shumë të drejta tjera sociale.” – ka thënë z. Idrizi në postimin e tij në Facebook.
Idrizi tregon se i ka kërkuar edhe personalisht gjatë një takimi veprim konkret ministres Haxhiu por megjithë premtimin asgjë nuk ka ndodhur.
“Kur premton, mbaje premtimin! Nëse nuk je për punën dhe nuk e bën prioritet apo nuk din me me bo, dorëzoje detyrën.” – ka shtuar më tej Idrizi.
Statusi i plotë i tij:
Mosveprimi dhe problemet – Ligji për Shtetësi
Tani kanë kaluar mbi 540 ditë nga Qeveria Kurti II dhe disa fusha të diasporës ende nuk janë përmbushur. Një shembull i mirë me efekte katastrofale është Ligji për Shtetësi. Çdo ditë në shtete gjermanofolëse, veçanërisht në Gjermani, njerëzit obligohen të merren me zyre dhe konsullata, edhe me humbjen e shtetësisë për arsye mosveprimi të MD dhe minsitres Albulena Haxhiu.
Askush nuk është kundër veprimit dhe punës për konfiskim të pasurisë së paligjshme, por duhet të bëhen edhe detyra të tjera. Në Diasporë një numër i konsiderueshëm i njerëzve dhe shtylla e shtete jetojnë dhe punojnë. Ministria mos të merret me fjalë të bukuRa për ta vetëm verës në “kohën e pushimit” por le të punon edhe për ta. Këta njerëz të cilët e humbin shtetësinë nesër me ndryshim të ligjit për zgjedhje e humbin të drejtën e votës, të drejtën për blerje të patundshmërisë, të drejtën për TRUST dhe shumë të drejta tjera sociale.
Çka më pengon është fakti se duhet të ndryshohet vetëm Kreu III me nenet 19 dhe 24. Thjesht mos të lejohet humbja e shtetësisë. Shumë shtete nuk e lejojnë këtë: Argjentina, Brazili, Bolivia, Kosta Rika, Ekuadori, Guatemala, Hondurasi, Meksikoja, Nikaragua, Panamaja, Uruguaji, Republika Dominikane, Afganistani, Algjeria, Angola, Eritrea, Irani, Kuba, Libani, Maldiver, Maroko, Nigeria, Siria, Tajlanda, Tunizia. Krejt shtetasit e këtyre shteteve në Gjermani i marrin dy shtetësi. Pse jo Kosova?
Verën në Karvan e takova ministren dhe e pyeta konkretisht. Më tha do të informohem ku është procedura dhe të shkruaja një email. E ka edhe numrin tim. Nuk ka pasë asnjë reagim deri tani. Pse? Edhe Nita Shalën në takim me “Ballkanin e Hapur” në Zyren e Kryeministrin e informova. Tha do të shikoj. Nuk pat asnjë reagim.
Kur premton, mbaje premtimin! Nëse nuk je për punën dhe nuk e bën prioritet apo nuk din me me bo, dorëzoje detyrën. Keni premtu shumë dhe jeni pak tu e bo. Nuk po flas për pak njerëz. Po flas për 400 mijë në Gjermani. Për së paku 20 mijë njerëz në Hamburg. Për 50000 të cilët kanë hjekë dhe kanë ofru dorëheqje. Po flas për njerëz si bashkëshortja ime, si shokët e mi dhe fëmijët e gjeneratës në moshën 18 deri 25 tani, të cilët kanë lindur në diasporë. Çka po pret ministres?