Mijëra ukrainas nënshkruajnë peticion për ta bërë Johnsonin kryeministër të Ukrainës
Mbi 2.500 nënshkrime janë grumbulluar në një peticion në Ukrainë për t’ia dhënë shtetësinë ukrainase kryeministrit britanik në largim, Boris Johnson, dhe për ta bërë atë kryeministër të Ukrainës.
Pavarësisht humbjes së përkrahjes në vendin e tij dhe pasi u detyrua që të jepte dorëheqje pas largimit të disa ministrave në fillim të korrikut, Johnson mbetet figurë kyçe në Kiev për përkrahjen e tij të zëshme për Ukrainën gjatë luftës kundër pushtimit rus.
Në peticionin që i është drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, thuhet se Johnson ka përkrahje në mbarë botën, pozicion të qartë kundër pushtimit ushtarak të Ukrainës dhe zgjuarsi në sferat politike, financiare dhe ligjore.
Megjithatë, në peticion përmendet edhe një anë negative e emërimit në postin e lartë: ai do të ishte në kundërshtim me kushtetutën e Ukrainës.
Presidenti ukrainas do të jetë i detyruar që zyrtarisht t’i përgjigjet peticionit, nëse dokumenti nënshkruhet nga të paktën 25.000 njerëz.