Mihali kritikon opozitën për Listën Serbe: Çele guri gojën, sikur jetojnë me qira në Kosovë
Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në LVV-së, ka shkruar një status, në të ciin ka komentuar çështjen e certifikimit të Listës Serbe nga KQZ.
Mihali ka vlerësuar se KQZ-ja nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë temë.
Mihali ka përmendur edhe tri partitë opozitare.
“KQZ së paku deri në këtë orë duhet të kishte dhënë sqarimin se pse iu desh të shkelte ligjin brutalisht dhe të hidhte shortin për numrin e Listës Serbe sot.
Çertifikimi i Listës Serbe, partisë së Radojçiqit është i kontestuar në PZAP. Çfarë sikleti kanë drejtuesit e KQZ-së që për të dytën herë me radhë shkelin ligjin për ta ndihmuar procesin e certifikimit të Listës Serbe?
PDK, LDK, AAK çele guri gojën çele. Heshtje totale. Këta sikur janë me qira në Kosovë.
Ose më keq presin që ato 10 vota të Vuçiqit të na e ngatërrojnë neve punën për themelimin e qeverisë së re” – ka shkruar ajo.