Miftaraj tallet me Bislimin: Mbase ky do të ishte suksesi më i madh i kësaj qeverie - NACIONALE

Miftaraj tallet me Bislimin: Mbase ky do të ishte suksesi më i madh i kësaj qeverie

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka tallur zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bisilim, që tha se ka informacione se mund të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës.

Miftaraj me ironi ka thënë se ky do të ishte suksesi më i madh i Qeverisë Kurti.

Do te ishte mekat qe ne kater vite qeverisje te mos kishte as edhe nje arritje nga kjo qeveri. Mbase ky do te ishte suksesi me i madh i kesaj qeverie, largimin e sanksioneve nga BE.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka propozuar që të bëhet festë kombëtare ditë kur largohen masat.

Besnik Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave. Me ne fund nje lajm i mire nga qeveria Kurti 2. Te shpresojme qe zevendes-kryeministri Bislimi i ka informatat e sakta. Do te ishte mekat qe ne kater vite qeverisje te mos kishte as edhe nje arritje nga kjo qeveri. Mbase ky do te ishte suksesi me i madh i kesaj qeverie, largimin e sanksioneve nga BE.

Ky sukses do te duhej te pasohet me nje feste kombetare te njejte si me 28 nentorin, 17 shkurtin dhe 12 qershorin. Urime” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, beson se do të ketë një përgjigje pozitive për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Ai gjatë raportimi të Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se përmbajtja e raportit të kryediplomatit të BE-së, Josep Borell është pozitive.

Raporti i z.Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave… Masat kanë ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces”, shtoi ai, duke theksuar se “ka pasur tendencë që masat të keqpërdoren.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme