Miftaraj: Siguria kombëtare nuk mbrohet përmes konferencave për media
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas njoftimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se ka tërhequr lëndën nga Gjykata Kushtetuese për shkak të gjyqtarit raportues, Radomir Llaban.
Miftaraj tha se, ndonëse edhe IKD kishte kundërshtuar publikisht emërimin e këtij gjyqtari, siguria kombëtare nuk duhet të politizohet dhe se sulmet nga Presidenca në adresë të Gjykatës Kushtetues përbëjnë precedent të rrezikshëm.
Reagimi:
“Siguria kombetare nuk mbrohet permes konferencave per media.
Nuk sulmohet GJK ne kete menyre nga Presidentja e Republikes.
Lidhur me gjyqtarin Llaban, IKD e kishte kundershtuar ne menyre publike emerimin e tij.
Sidoqofte, siguria kombetare ruhet dhe mirembahet nga autoritetet kompetente e kurre permes politizimit te GJK dhe sulmeve te tilla nga Presidenca.
Gabim dhe ndertim i nje kulture te re qe cenon rende pavaresine dhe integritetin e Gjykates Kushtetuese.” – shkroi Miftaraj.