Miftaraj për Deharin: E ka shndërruar Kuvendin në lodër dhe luan sipas urdhrave të partisë
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive më 9 shtator, ndërsa për këtë është kritikuar nga drejtori i KDI-së, Ehat Miftaraj.
Miftaraj ka thënë se Dehari e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në lodër, me të cilën luan sipas tekave të tij dhe urdhrave që merr nga partia.
“Avni Dehari e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në lodër, me të cilën luan sipas tekave të tij dhe urdhrave që merr nga partia.
Republika i duron dhe i tejkalon edhe këto sfida, padyshim.
Historia do t’i mbajë mend, e pasardhësit e këtyre që po tallen me Kuvendin e Republikën, mbase do të skuqen dhe do t’u vijë turp për këto veprime të familjarëve të tyre”, ka shkruar Miftaraj.