MF-ja dhe Termokos me marrëveshje 80 milionë euro, Rama: 12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen - NACIONALE

MF-ja dhe Termokos me marrëveshje 80 milionë euro, Rama: 12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen në Termoks.

Krejt kjo do të arrihet pasi që sot është nënshkruar marrëveshja për ndërimin e ngrohtores solare me vlerë 80.5 milionë euro.

Investim i cili do të mundësojë integrimin e sistemit të burimeve të ripërtritshme në zonat e reja në Prishtinë, po ashtu do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët për të përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet.” – ka shkruar Rama.

Shkrimi i plotë:

12 mijë konsumatorë të rinj do të kyçen në Termokos.

Qytetarët do të ngrohen nga energjia termike prej 50 MË, e siguruar nga panelet solare të vendosura në një hapësirë prej 69 mijë metrash katrorë, në kuadër të projektit "Solar 4 Kosovo". Investim i cili do të mundësojë integrimin e sistemit të burimeve të ripërtritshme në zonat e reja në Prishtinë, po ashtu do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët për të përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet.

Projekti me vlerë 80.5 milionë eurove do të realizohet fal ndihmës së Qeverisë Gjermane dhe kredive të buta nga KFË, ËBIF, BERZH dhe investimit vendor prej 4.4 milion eurove.

Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes Ministrit të Financave z.Hekuran Murati dhe Kryeshefit Ekzektutiv të "Termokos", z.Fisnik Osmani.

Lajme të ngjashme