Meta pushon nga puna më shumë se 11 mijë punëtorë - NACIONALE

Meta pushon nga puna më shumë se 11 mijë punëtorë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe Whatsapp ka ulur focën punëtore për 13% duke pushuar nga puna mbi 11,000 punëtorë.

Që kur Mark Zuckerberk ka krijuar Facebook-un në 2004, kompania ka punësuar rregullisht njerëz të rinj, duke raportuar në shtator një total prej 87,314 punëtorëve.

Por të mërkurën, kompania tani e riemëruar në Meta, ka nisur të pushoj njerëz nga puna dhe atë në numër të madh.

Meta ka njoftuar për largimin e më shumë se 11,000 personave, më shumë se 13% të forcës punëtore – në një prej largimeve më masive deri më tani.

Bëhet e ditur se departamentet më të prekura ishin ato të rekrutimeve dhe ekipeve të biznesit.

Në letren që Zuckerberg u kishte nisur punëtorëve të tij, kishte shkruar:

“Dua të marrë përgjegjësinë për këto vendime dhe për atë se si arritëm deri më këtu”. Më tej ai ka shtuar se, “e di që kjo është e vështirë për të gjithë, dhe më vjen shume keq për ata që do të ndikohen nga vendimi”.

Largimet nga puna - pothuajse trefish më të larta se ato që Twitter bëri javën e kaluar - tregojnë një përmbysje mahnitëse të fatit për një kompani që ambicia dhe hapësira për rritje e së cilës dukeshin të pakufishme.

Lajme të ngjashme