Messi njofton tërheqjen nga Kombëtarja: Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë
Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës, duke deklaruar se ka ardhur momenti për t’i dhënë fund një kapitulli 20-vjeçar me fanellën albiceleste.
“Pas gjithë kësaj kohe që ka kaluar nga finalja, duke menduar shumë për këtë, dua t’i njoftoj të gjithë se po tërhiqem nga Kombëtarja”, shkroi Messi.
Ai tha se vendimi e ka lënduar dhe vazhdon ta lëndojë, por se është i bindur se ky është momenti i duhur për t’u larguar.
“Betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në vitet e fundit kur u fitua gjithçka. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë”, deklaroi ai.
Messi shkroi se largohet pasi ka dhënë gjithçka që kishte.
“E zbraza veten, nuk kam më asgjë për të dhënë. Përveç kësaj, po vijnë lojtarë të rinj shumë të mëdhenj që meritojnë të jenë këtu.”
Ai falënderoi tifozët, familjen, trajnerët dhe bashkëlojtarët, duke shtuar se tashmë do ta mbështesë Argjentinën si tifoz.
“Po largohem me qetësinë dhe krenarinë që, së bashku me bashkëlojtarët e mi, ju dhamë momente ëndrrash.”
Messi sqaroi se këto fjalë i kishte shkruar më 21 korrik, dy ditë pas finales, ndërsa shtoi: “Sot, pas asaj që i ndodhi babait tim, jam më i bindur se më parë.”
“Faleminderit Zot që më bëre argjentinas. Përpara Argjentina!”