“Mendësi e Skenderajt; “ rrugaç”: Pacolli “harron” fyerjet e ulëta ndaj drenicasve, tani nënshkruan marrëveshje me Lushtakun - NACIONALE

“Mendësi e Skenderajt; “ rrugaç”: Pacolli “harron” fyerjet e ulëta ndaj drenicasve, tani nënshkruan marrëveshje me Lushtakun

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka harruar fyerjet ndaj qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe kryetarit të kësaj komune.

Muaj me parë, Sami Lushtakun e quante "rrugaç", ndërsa mbështetësve të PDK-së iu referohej si qytetarë me “mendësi të Skenderajt”.

Pa dhënë asnjë shpjegim për këto fyerje, ajo sot ka shkuar në këtë komunë ku është takuar me të parin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka postuar disa fotografi me Lushtkun duke dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar.

“4.4 milionë euro është projekti i realizimit për Banim Social Adekuat në Skënderaj ku bashkë me kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit. Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 4.4 milionë euro, prej të cilave 3.4 milionë euro do të financohen nga MMPH, ndërsa 1 milion euro nga Komuna e Skenderajt. Në kuadër të projektit do të ndërtohen 78 banesa për Skënderajin me sipërfaqe prej 75 m², 82.5 m² dhe 93.5 m², të përshtatura për nevojat e familjeve përfituese. Banim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Skenderajt”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme