Memli Krasniqi flet për hitin “Simpatia”: Edona Llalloshi ia huqi partisë - NACIONALE

Memli Krasniqi flet për hitin “Simpatia”: Edona Llalloshi ia huqi partisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona Llalloshi në politikë.

Megjithatë, bashkëpunëtorja e tij artistike e hitit “Simpatia”, për Memli Krasniqin, ka gabuar në përzgjedhjen e saj partiake, transmeton klankosova.tv.

“Sa i përket angazhimit, unë i shoh me simpati angazhimin në politikë të figurave publike që vijnë nga sferat tjera”.

“Te rasti i Edonës, mendoj që ia ka huq partisë, po ça me bo”.

Ora 7: Pse? – është dashtë me shku te “Simpatia” (PDK)?

“Jo, domosdoshmërisht, por mendoj që unë kur kam hy në politikë kam hy në kohën kur PDK-ja ka qenë opozitë dhe kjo punë i ka 20 vjet dhe mendoj që angazhimi në politikë është shumë më i mirë kur njerëzit e fushave të ndryshme i ofrohen ndryshimit”, tha ai.

Lajme të ngjashme