Mehaj: Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka kapacitet luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë një video, ku ka shkruar se do të vazhdojnë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona.
“Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë. Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, ka shkruar Mehaj.
