Më 16 korrik shpallet vendimi i Speciales për Pjetër Shalën
Më 16 korrik do të shpallet aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj Pjetër Shalës.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për media.
“Sot, më 9 korrik 2024, Trupi Gjykues I caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.
Shala akuzohet për ndalim arbitrat, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.