MBP: Mungesa e materialeve për dokumente identifikuese është për shkak të krizës globale - NACIONALE

MBP: Mungesa e materialeve për dokumente identifikuese është për shkak të krizës globale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Momentalisht në Kosovë ka mungesë të materialeve për dokumentet identifikuese si patent shoferë, leternjoftima dhe pasaporta.

Ministria e Punëvë të Brendshme në një përgjigje për Telegrafin, kanë thënë se MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente.

Sipas tyre, kjo mungesë e materialeve për dokument identifikues është për shkak të krizës globale. Ata thonë se jo vetëm Kosova, por edhe shumë shtete të tjera kanë vështirësi për furnizim me këto materiale.

Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”, thuhet në përgjigjien e MPB-së.

Ditë më parë, edhe Gazeta Nacionale ka raportuar për të njëjtin problem.

Lajme të ngjashme