Mbi 60% të qytetarëve thonë se Kurti i ka fajet për përdhosjen e djeshme të policëve nga Serbia - NACIONALE

Mbi 60% të qytetarëve thonë se Kurti i ka fajet për përdhosjen e djeshme të policëve nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar gjatë ditës së mërkure nga Serbia.

Gazeta Nacionale ka hapur një sondazh ku ka pyetur, “Kush ka faj për përdhosjen e djeshme të policëve nga Serbia?”, sondazh në të cilin janë përgjigjur 2 mijë e 558 lexues.

Ku 1 mijë e 580 apo 62% të qytetarëve kanë thënë se fajin për këtë e ka kryeministri, Albin Kurti.

26% apo 689 qytetarë kanë thënë se KFOR-i është fajtorë për përdhosjen e policëve nga Serbia.

Ndërsa 12% të qytetarëve në sondazhin e Nacionales janë përgjigjur duke thënë opozita.

Lajme të ngjashme