Mbi 185 mijë banesa e shtëpi të pa banuara në Kosovë, analisti: Shumica prej tyre janë blerë nga diaspora - NACIONALE

Mbi 185 mijë banesa e shtëpi të pa banuara në Kosovë, analisti: Shumica prej tyre janë blerë nga diaspora

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar disa të dhënë interesante të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Ai ka treguar se këto të dhëna kanë treguar se në Kosovë janë 185,953 banesa dhe shtëpi të pa banuara.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se shumica prej këtyre shtëpive dhe banesave janë blerë nga diaspora.

“185,953 banesa🏢 dhe shtëpi🏠 të pa banuara në Kosovë nga gjithsejt 559,936. Kjo i bjen 33.2% shtëpi të zbrazta (ASK). Mesiguri janë shumica banesa që janë blerë nga diaspora, e disa shtëpi nëpër zona rurale të braktisura. Mbi 500 milon euro në vit që qeveria quan 'investime të huaja' janë blerje të patundshmërisë nga diaspora. Ky trend po vazhdon, se mos me pas kërkesë nuk kishte pasur kaq shumë hov me ndërtu ende. Por pyeta është se cka me bë me këto vendbanime të zbrazëta shumicën e vitit, si me i shti në funksion të ekonomisë? Me pas Kosova turizëm të zhvilluar, shumica munden me u shndëru në rents në të ardhmen”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme