Mbajeni frymën: Bajqinovci mburret me Defender 2023, nga ku Kosova u përjashtua prej ShBA-së - NACIONALE

Mbajeni frymën: Bajqinovci mburret me Defender 2023, nga ku Kosova u përjashtua prej ShBA-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova ishte përjashtuar nga ushtrimi madhor mes Kosovës dhe NATO-s “Defender 2023” si sanksionimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të majit të vitit të kaluar.

Duke përshkruar një sërë, sipas tij tij arritjes të qeverisë kosovare, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e përshkruan bash këtë sanksionim për arritje.

Në këto tre vite të qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka arritur përparime të mëdha në forcimin e mbrojtjes kombëtare... - Pjesëmarrja në Defender Europe 21 dhe 23, dhe do të jemi nikoqir të Defender Europe 2025”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Në këto tre vite të qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ka arritur përparime të mëdha në forcimin e mbrojtjes kombëtare:

- Dyfishim i buxhetit të ushtrisë.

- 1852 ushtarë të rinj dhe 600 rekrutë të rinj vetëm këtë vit.

- Trefishim i investimeve në armatim.

- Blerja e dronëve luftarakë Bayraktar nga Turqia.

- Në proces blerja e sistemit raketor anti-tank "Javelin" nga ShBA-ja.

- Pjesëmarrja në Defender Europe 21 dhe 23, dhe do të jemi nikoqir të Defender Europe 2025.

Këto investime tregojnë përkushtimin tonë për të ndërtuar një ushtri të fortë dhe të përgatitur për çdo sfidë. Për një Kosovë të sigurt dhe të mbrojtur!

Lajme të ngjashme