Matoshi: Nesër në Bruksel nis fillimi i fundit të tensioneve në veri të Kosovës
Opinionisti Halil Matoshi pandeh se nesër është fillimi i fundit të tensioneve në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Matoshi ka shpërndarë një pjesë të një editoriali të publikuar në Express, duke thënë se nga nesër Prishtina zyrtare merr drejtimin e zgjidhjeve kushtetuese.
"Vet akti i nënshkrimit të marrëveshjës edhe mund të shtyhet për më vonë (ndoshta në Paris për ndonjë ceremoni?) porse qëllimi i Perëndimit është arritur: Serbia kthehet në vitin 1948, duke nisur procesin e derusifikimit", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
