Manxhuka poston fotografi me Arianit Beqirin: Ky nuk është Gani Jakupi, as nuk po shkon në Spanjë, por në Itali
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas raportimit të Gazetës Nacionales në lidhje me largimin e Arianit Beqirit, nga pozita e asistentit të kryeministrin Albin Kurti.
Manxhuka ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi me Beqirin, duke shkruar se nuk është ky Gani Jakupi dhe as nuk po shkon në Spanjë.
Në fund Manxhuka ka treguar se Beqiri është duke shkuar në Itali.
“Ky nuk eshte Gani Jakupi. As ne Spanje nuk po shkon, por ne Itali.” – ka shkruar ai.