Maliqi i ashpër me Kurtin: E ka pranuar Asociacionin dhe nuk e çon në Kushtetuese, kjo s’ka logjikë - NACIONALE

Maliqi i ashpër me Kurtin: E ka pranuar Asociacionin dhe nuk e çon në Kushtetuese, kjo s’ka logjikë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut me Serbinë.

Duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai ka bërë me dije se elektoratit sërish nuk e ka kuptuar seriozitetin e dy çështjeve.

Në një intervistë për gazetë Nacionale, Maliqi ka deklaruar se fajin për këtë e ka Qeveria Kurti.

“Më ka befasuar se një pjesë e madhe e elektoratit sërish nuk e ka kuptuar seriozitetin e dy çështjeve që Qeveria e Albin Kurtit i mjegullonte dhe minimizonte. E para, është çështja e përfundimit të shtetndërtimit dhe nevoja e njohjes universale të Kosovës, ku për shumë vite kemi çaluar duke mos u koordinuar me partnerët strategjik. Kurti dhe trabantët e tij i arsyetonin politikat e moskoordinimit me partnerët duke thënë se kryeministri thjeshtë po e zbaton detyrën që e ka për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, për çka është zgjedhur nga populli i Kosovës”, ka deklaruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“E harronte se, kur ishte në opozitë, edhe vetë thoshte se Kosova nuk është shtet tamam, nuk e ka sovranitetin e plotë. Me ardhjen e tij në pushtet nuk ka ndryshuar asgjë në këtë aspekt, jemi po ai shtet me gjysmë sovranitet. Shtetin e Albinit dhe tonin e mbron KFOR-i, ushtarët e NATO-s, e kemi edhe bazën ushtarake Bondstil të SHBA-ve, si garanci të sigurisë. Koordinimi më partnerët ndërkombëtarë nuk është luks ose servilitet, siç e sheh Kurti, por nevojë jetike sepse na duhet t’i bëjmë me ta edhe disa hapa për njohje universale”, ka deklaruar Maliqi.

Ai ka vlerësuar se Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe nuk e çon në Kushtetuesja.

Sipas tij, kjo nuk ka logjikë.

“Te kjo çështje e kemi skandalin me huqjen e ofertës për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Kurti ia pat dredhur keq kancelarit gjerman Sholc, që e përgatiti terrenin te shtetet mosnjohëse të BE-së, e kishte vetëm një kusht që të dërgohet projekti i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Kushtetuese, që të vlerësohet a është në harmoni me kushtetutën. Nuk e bëri këtë edhe pse e kishte premtuar. Madje e kontradiktoi në mënyrrë frapante edhe vetveten: e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman që përfshinë Asociacionin, dhe nuk e çon te Kushtetuesja, kjo s’ka logjikë!”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme