Macron i kërkon Putinit armëpushim në Ukrainë sa më shpejtë të jetë e mundur
Gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Pallati Elysse ka njoftuar se presidenti francez Emmanuel Macron ka përsëritur kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqje të Rusisë nga centrali bërthamor Zaporizhzhia.
“Macron dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës", tha zyra e Macron në një deklaratë.
“Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e centralit bërthamor Zaporizhzhia. Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e NPP Zaporizhzhia. Ai u bëri thirrje forcave ruse që të tërheqin armët e tyre të rënda dhe të lehta nga uzina dhe që rekomandimet e IAEA të ndiqen nga afër për të garantuar rivendosjen e sigurisë së zonës”, thuhej më tej në deklaratë.
Elysee shtoi se Macron "do të flasë përsëri me Presidentin Putin në ditët e ardhshme për të arritur një marrëveshje që garanton sigurinë e centralit bërthamor Zaporizhzhia.
Për çështjen e sigurisë globale ushqimore, Macron i tha Putinit se sanksionet evropiane kundër Rusisë nuk zbatohen për produktet bujqësore. Ai gjithashtu i kërkoi udhëheqësit rus të sigurojë që të zbatohet marrëveshja e eksportit të grurit të Ukrainës midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara "për të siguruar që drithi i eksportuar të shkojë tek ata që kanë më shumë nevojë për të".